Mamia e njohur Razije Musa ka postuar rrëfimin e trishtë të një nënë të re e cila është në hall nga vjehrra e saj.
Kjo nënë e re dëshiron të dijë nga mamia Razije, nëse dashuria e saj ndaj foshnjës është më e vogël pasi atë e lindi me operacion cezarian. Kjo pyetje asaj i vjen nga presioni i vjehrrës e cila i thotë se “ty nuk ta ndien nëse foshnja qan pasi nuk e ke lind nga rruga”.
Lexoni postimin e plotë të mamisë Razije:
ASKUSH NUK NDJEN MË SHUMË SE NANA
Mesazhi i Nanës: “Tezja Razije si je? Dua te pyes diçka, a e vërteton shkenca se nanat që lindin me prerje cezariane i duan më pak fëmijët ? Sa herë që qan djali dhe jam duke i përgatitur qumësht vjehrra më thotë ngutu se ti nuk e ke problem që qan ky, nuk e ke lind nga rruga, nuk ke ndje dhimbje prandaj nuk te dhemb shpirti kur qan.Ndjehem shumë keq, po qaj e po pyetem a mos kam bërë diçka keq që i’u nënshtrova operacionit”
Përgjigjia ime : ” E vetmja nanë pa ndjenja këtu qenka vjehrra jote, ajo po e lëndon gruan e djalit të saj dhe nënën e nipit të saj. Pa merak zemër se nuk qëndron kjo, ti e do fëmijën tënd prej kohës kur e ke planifikuar shtatzëninë, mos i hedh poshtë përjetimet e 9 mujorit, dhembjet pas operimit, tentativën për të lindur në rrugë vaginale e shumë të tjera. Ti je heroinë si çdo nanë tjetër. Po të tha edhe njëherë bëji t’fala nga unë, thuaj një bashkëmoshatare potenciale po kërkon nga ju që të lexoni e informoheni saktë.
Me dashuri për ty,
Razija ”
Fotografia e bashkangjitur mund të duket e rëndë por e vendosa për t’a kuptuar njëherë e mirë se lindja cezariane nuk është proces i lehtë e as proces që bëhet sipas dëshirës po nuk pati indikacione.