Amanda Lewis (35) u dënua me burgim të përjetshëm për shkak të vrasjes së vajzës se vet, ndërsa dëshmitari kyç ishte i biri i saj shtatëvjeçar A. J. Djali ka thënë se e ëma e ka mbytur motrën e tij, dhe se si ka ndodhur vrasja ai madje edhe e vizatoi.
Në të vërtetë, Amanda pohon se vajza e saj kishte rënë në pishinë dhe të gjithë kishin besuar në këtë tregim derisa nuk u paraqitën vizatimet e djalit.
Kur gjykatësi kërkoi që djaloshi të përshkruaj se çfarë ka ndodhur, ai kishte thënë:
“Kjo është mamaja ime dhe kështu e ka vrarë motrën time. Ia mbylli fytyrën me dorë që mos të bërtasë”, ka dëshmuar ai, transmeton gazetametro.net
Më pas djali ishte ballafaquar me të ëmën dhe atëherë filloi të qajë.
Në gjykim ka dëshmuar edhe nëna e Amanda’s e cila pohoi se vajza e saj i kishte humbur nervat me vogëlushen, e cila lëngonte nga hiperaktiviteti dhe deficiti i kujdesit.
Edhe pse u dënua për vrasje, nëna e tij ka pohuar se dikush e ka bindur djalin që të jep deklaratë të tillë derisa avokati i saj është i bindur se e mbrojtura e tij është e pafajshme. /gazetametro.net/
https://youtu.be/m45pbzJtWus