Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkaktarët e dhimbjes së kockave dhe trajtimi i tyre

Jetë 25/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vetëm ata që vuajnë nga dhembja e kockave e dinë mirë sesa e vështirë është diçka e tillë.

Dhimbja mund të prekë pjesë të ndryshme të sistemit skeletor, nga krahët te këmbët apo nga gjoksi te shputat. Origjina e dhimbjes mund të jetë e ndryshme, duke nisur që nga dhimbjet e zakonshme të kockave, deri te sëmundje të rënda si tumoret.

Ky nuk duhet të jetë një rast për t’u alarmuar, por një ndërgjegjësim për t’iu drejtuar mjekut.

Simptomat

Simptomat e dhimbjes së kockave janë në thelb një ndjenë bezdie e vazhdueshme, që mund të bëhet akute, duke u transformuar në dhimbje të fortë, e cila zakonisht prek kyçet. Në shumë raste, kjo dhimbje shoqërohet me lodhje: ndihemi të dobët dhe rrimë me vështirësi në këmbë. Gjithashtu, mund të shoqërohen me dhimbje muskulare apo vështirësi në lëvizje.

Shkaqet

Sapo flitet për dhimbje kockash, shumica mendojnë menjëherë për reumatizmën. Por nuk është gjithmonë kjo sëmundje shkaku I dhimbjeve, pasi ka raste kur mund të kemi të bëjmë me artrit.

Reumatizma është një sëmundje me karakter degjenerativ, e cila fillon me dëmtimin e kërcit, I cili bëhet zanafilla e një procesi inflamator, që prek indet. Ndërsa artriti është një iflamacion I kyçeve ka karakter kronik.

Dhimbjet e zakonshme të kockave, që përbëjnë shumicën e rasteve, kanë të bëjnë me gabime të mënyrës së qëndrimit, sidomos gjatë kryerjes së punëve që përsëriten (p.sh. nga qëndrimi në tavolinën e punës). Ndodh që në origjinë të dhimbjeve të kockave të qëndrojë edhe mungesa e aktivitetit fizik apo ndryshimet e menjëhershme të temperaturës.

Një tjetër shkak i këtyre dhimbjeve mund të jetë edhe hiperparatiroidizmi, i cili konsiston në sasinë e madhe të prodhimit të paratormoneve, hormone që kanë të bëjnë me rregullimin e metabolizmit të kalciumit.

Në disa raste, në bazë të dhimbjeve të kockave mund të qëndrojë edhe kanceri. Në rastin e kancerit të kockave, dhimbja është akute. Edhe leucemia mund të provokojë dhimbje të tilla.

Trajtimet

Trajtimet për dhimbjet e kockave ndryshojnë në varësi të shkakut. Ato variojnë nga ushtrimet fizike, deri te kemioterapia.

Në rastin e artritit, nuk ka një kurë specifike, por sëmundja mund të mbahet nën kontroll, në mënyrë që të mos përkeqësohet jetesa e të sëmurit. Mjekët rekomandojnë pushim, nxehtësi në vendet ku ndihet dhimbja dhe përdorimin e antiinflamatorëve.

Gjithashtu, nuk mund të lihet jashtë vëmendjes as fizioterapia, e cila forcon muskujt. Një tjetër alternativë janë kurat temale, për të tonifikuar muskulaturën dhe shtuar lëvizshmërinë. /albeu.com/

Artikulli paraprakDjali 7 vjeçar vizatoi diçka dhe e ëma u burgos menjëherë (Foto/Video)
Artikulli i rradhës Robotët 3D synojnë trajtimin e kancerit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.