Doktoresha Venera Berisha Muharremi do të marrë pjesë në muajin maj si ligjëruese në Kongresin Vjetor të Asociacionit Britanez të Laserit Mjekësor (BMLA), që do të mbahet në Solihull, Britani e Madhe.
Ky kongres ndërkombëtar do të mbledhë ekspertë dhe studiues nga e gjithë bota për të ndarë zhvillimet më të fundit dhe inovacionet në përdorimin e laserit në mjekësi, duke përfshirë trajtime dermatologjike, kirurgjikale dhe terapi të avancuara për gjendrat endokrine, përcjell Gazeta Shneta.
Gjatë këtij aktiviteti prestigjioz, doktoresha Berisha Muharremi do të prezantojë punën e saj inovative në përdorimin e teknologjisë Photobiomodulation për gjendrën tiroide, një metodë e avancuar që ka treguar rezultate premtuese në trajtimin dhe mbështetjen e shëndetit tiroideal.
Projekti i saj është i njohur për nivelin e tij botëror dhe pritet të sjellë njohuri të reja për komunitetin mjekësor ndërkombëtar.




