Doktorët nga India Perendimore kanë arritur t’i largojnë me sukses shtatë dhëmbë nga goja e një foshnje 1-muajshe.
Kirurgu dental, dr.Meet Ramatri, i cili kreu operacionin, thotë se procedura ishte ndarë në dy faza. Në fazën e parë i nxorën katër dhëmbë, dhe pastaj në fazën e dytë, edhe tre dhëmbët e mbetur.
Dhëmbët e kësaj bebeje, ishin vënë re disa ditë pas lindjes së tij. Prindërit e kishin kontrolluar tek pediatri, pasi që kishte probleme të pinte qumështin e gjirit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Pas disa ekzaminimeve të kësaj foshnje fenomen, pediatri vuri re 7 dhëmbë tashmë të rritur brenda gojës së foshnjes 1-muajshe. Gjatë karrieres së tij, ai nuk kishte parë diçka të tillë, megjithatë nuk e cilëson si rast abnormal.
Arsyeja e largimit të shtatë dhëmbëve, ishte se ata nuk ishin ende të forcuar mjaftueshëm, dhe në qoftë se ndonjëri do të binte, patjetër se foshnja do të ngulfatej me të. /Gazeta Shneta/