Ekspertët mjekësor u bëjnë thirrje prindërve që nuk duhet t’u jepin mjaltë fëmijëve derisa të kalojnë mbi 12 muaj dhe ka një arsye të mirë për të.
Kohët e fundit, Japan Times raportoi se një djalë gjashtë muajsh iu dha një pije me mjaltë të përzier në të, pasi prindërit e tij nuk ishin në dijeni të rreziqeve dhe ai u dërgua në spital pasi pësoi konvulsione dhe dështim në frymëmarrje, transmeton Gazeta Shneta.
Në mënyrë tragjike, djali ndërroi jetë dhe rezultatës tregojnë se ai kishte kontraktuar helmimin e botulizmit, i cili është shkaktuar nga reagimi ndaj mjaltit.
Mjalti përmban një spot bakterie të quajtur clostridium botulinum, e cila zakonisht lulëzon në tokë dhe pluhur dhe gjithashtu mund të kontaminojë në disa ushqime, veçanërisht mjaltin.
Kjo bakterie mund të shkaktojë një formë të rrallë të helmimit nga ushqimi për foshnjat dhe është e domosdoshme që menjëherë të kërkoni ndihmë mjekësore.
Konsulent pediatër Dr. Scott Dunlop tha se mjalti duhet të shmanget në 12 muajt e parë të jetës, sepse në rrethana të rralla mund të përmbajë një spore të baktereve Botulinum, e cila mund të shkaktojë botulizëm dhe ky është potencialisht një çrregullim neurologjik fatal.
“Shenjat e hershme të botulizmit janë dobësia e muskujdve, thithje e dobët, lëvizje të zvogëluara, kapsllëk, humbje e aftësive motorike”, shtoi ai.
Simptomat mund të shfaqen midis tetë deri në 36 orë pas ngërnies së mjaltit. Sipas Healthline, 70 përqind e foshnjave që kapin botulizëm mund të kërkojnë ventilim mekanik dhe qëndrim mesatar në spital rreth 44 ditë. /GazetaShneta/