Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Doktori nga Mitrovica, Selman Ajvazi, merr pjesë në një operacion mjaft kompleks të transplantit të mushkërive në Slloveni

Lajme 21/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram
Specializanti i Kirurgjisë Torakale nga Mitrovica, Selman Ajvazi, po qëndron në Slloveni për një specializim të veçantë në Klinikën Universitare të këtij shteti, ku theksi i këtij trajnimi janë ndërhyrjet kirurgjike në gjoks me metoda bashkëkohore minimale invazive – VATS.
Dr.Selmani, përveç ngritjes së njohurive, ka marrë pjesë në një operacion mjaft të rrallë dhe shumë specifik, si operatori i dytë në transplantin e mushkërive në Klinikën Universitare të Lubjanës në Slloveni, shkruan “Jepi Zë”.
Ajvazi ka treguar për “Jepi Zë” se me avion privat janë dërguar nga Sllovenia në Gjermani për të marrë mushkëritë nga një pacient në shtetin gjerman, gjithmonë në përputhje me rregulloren e Eurotransplant Association.
Pas këtij intervenimi në Gjermani, ai së bashku me ekipin mjekësor janë rikthyer në Slloveni, ku kanë kryer transplantin tek një grua 30-vjeçare.
Dr. Selmani bëhet ndër mjekët e pakët që ka Kosova dhe që merr pjesë në një transplant kaq të ndërlikuar, e që përfundoi me sukses./Jepi Zë/
Artikulli paraprakMjekimi Intensiv trajtoi afër 600 pacientë këtë vit, sfidë numri i vogël i mjekëve e infermierëve
Artikulli i rradhës Uji me limon: Magji shëndetësore apo mit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.