Dokumentari i BBC-së për familjen Jashari (Video)

2017-03-05 në ora 12:24

Gjiganti medial britanik BBC para dy vjetësh kishte publikuar një dokumentar për masakrën e vitit 1998 në familjen Jashari.

Filmimi, i cili zgjat katër minuta ka protagoniste Besartën, e cila është e mbijetuara e vetme e familjes së Adem Jasharit.

“Në mars të vitit 1998, forcat serbe sulmuan kompleksin e një figure të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , familjen e Jasharëve.

Pas sulmit tre ditor, Adem Jashari, anëtar dhe themelues i UÇK-së dhe 50 anëtarë të familjes së tij u vranë”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.