Mel Seymour ka bërë diçka të jashtëzakonshme. Ajo i ka dhënë jetë fëmijës së saj të tretë në veturë!
Mel ishte në veturën e familjes Jeep bashkë me bashkëshortin e saj, Peter, kur filluan dhimbjet e lindjes, shkruan Gazeta Shneta.
Fëmija i tretë i familjes, Miller, vendosi të bëj një shfaqje të papritur duke befasuar çiftin. E, teksa Peter po nxitonte të dërgonte gruan e tij në spitalin më të afërt, kjo e fundit arriti ta kryej lindjen në sedijen e pasagjerit.
“Ishte shumë e frikshme, unë isha në sedijen e pasagjerit dhe ishim rrugës nga shtëpia për në spital kur Miller erdhi në jetë”, u shpreh Mel.
“Ai është fëmija im i tretë dhe njerëzit thonë se lindjet më pas fillojnë të bëhen më të shpejta, por kjo ishte shumë e shpejtë”, shtoi tutje nëna e Miller.
Për fat, gjithçka shkoi mirë dhe Mel ia dorëzoi të posalindurin e saj motrave të spitalit në Coleford. /Gazeta Shneta/