Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Doza e tretë e vaksinës COVID në vendin tonë, ja çfarë mendojnë qytetarët

Lajme 12/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka kohë që informatat rreth dozës së tretë përforcuese ndaj COVID-19 kanë filluar të marrin hovin dhe në vendin tonë.

Qytetari nga Prishtina, Shaip Hajrizi thotë se nëse ekspertët shëndetësor do t’ia rekomandonin që të merrte një dozë të tretë të vaksinës do ta merrte atë pa hezituar.

“Normalisht që gjithçka çka kërkohet nga njerëzit kompentent sidemos në këtë rast prej ekspertëve të mjekësisë ne si qytetarë duhet t’i dëgjojmë ekspertët pasi ata e dinë më së miri nëse duhet një tjetër dozë e vaksinës andaj unë për vete do ta merrja edhe të katërtën nëse këtë e sugjerojnë ekspertët e mjekësisë”, shprehet Hajrizi për RTV Dukagjinin.

Njëjtë do të vepronte edhe qytetari tjetër Hamdi Sogojeva.

“Si të ketë nevojë, po! Ka shumë të vdekur për çdo ditë”.

Përderisa shumë vende kanë filluar të aplikojnë dozën e tretë të vaksinës COVID-19, pulmologu Flamur Marku thotë se me dozën e tretë do të ndjehej më i sigurt në vendin e tij të punës.

“Personalisht them se do ta marr dozën e tretë meqënse është rekomandim i OBSH-së dhe ekspertëve shëndetësor. Është rekomandim se shtetet e fuqishme mbajnë dhe kanë arritur sukses dhe një përqindje të madhe të mosinfektimit apo të moskomplikimit edhe po që se infektohesh –  atëherë sigurisht që duhet të jem pro vaksinimit me dozën e tretë”, tha pulmologu Marku.

Mirëpo në anën tjetër epidemilogu Ilir Alimehmeti thotë se doza e tretë preferohet për të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje kronike.

“Disa kategori të vecanta në njerëz me sëmundje që sistemin imunitar e kanë më të dobët apo në mosha shumë të vjetra edhe mund të diskutohet doza e tretë duke qenë se mund të mos arrijnë dot të të krijojnë një përgjigje imunitare të mjaftueshme me vetëm dy doza”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se janë në pritje të rekomandimeve nga ekspertët shëndetësorë para fillimit të aplikimit të dozës së tretë të vaksinave.

Artikulli paraprakQeveria e Kosovës ka bërë të ditur metodën e aplikimit për të marrë shtesat për lehona
Artikulli i rradhës Rëndësia e dozës së tretë të vaksinës COVID-19, flet profesor Lul Raka

Ju sugjerojmë

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.