Profesori i mirënjohur dhe eksperti i çështjes pandemike në vend, Dr. Lul Raka ka folur rreth situatës së fundit të krijuar në botë rreth dhënies së dozës së tretë të vaksinës COVID-19.
Raka ka bërë të ditur fillimisht dallimin ndërmjet dozës përforcuese dhe dozës së tretë për të kaluar më pas – në të dhënat e fundit nga rishikimet shkencore dhe rekomandimet e institucioneve të larta relevante evropiane, përcjell Gazeta Shneta.
“Dozat përforcuese u jepen personave të shëndoshë, të cilët e kanë përfunduar serinë primare të vaksinimit dhe kanë zhvilluar përgjigje të mirë imunitare. Ky imunitet mund të ulet me kalimin e kohës, prandaj doza përforcuese jepet për ta “përforcuar” imunitetin. Doza e tretë (ose doza shtesë) u jepet personave me sistem imunitar të kompromituar apo të dobësuar rëndë, pasi që ata nuk arrijnë të krijojnë nivel adekuat të mbrojtjes me vaksinimin standard. Sistemi imunitar i tyre mund të kompromitohet për shkak të sëmundjes shoqëruese ose terapisë mjekësore” shkruan Raka në rrjetin social Facebook.
Në anën tjetër, krahas informacioneve të vlefshme dhe të përshkruar qartazi, profesor Raka ka dhënë rekomandime mbi pozicionin që duhet ndjekur vendin ynë karshi vendeve paralele evropiane dhe amerikane në betejën pandemike COVID dhe programin masiv të vaksinimeve.
“Me një shkallë të vaksinimit të plotë të popullatës prej vetëm afër 20%, Kosova duhet të përqëndrohet në rritjen e shpejtë të kësaj përqindjeje me dozën e parë dhe të dytë. Duke marrë në konsideratë sfidat dhe vonesat eventuale në sigurimin e vaksinave, të panjohurat që e kanë përcjellë vazhdimisht koronavirusin me variantet e reja, Kosova duhet fillimisht të planifikojë të japë dozat shtesë për grupet e rrezikuara të popullates dhe të mendojë për më vonë edhe për grupet e tjera të popullatës. Ato duhet t’i sigurojë tash, sepse më vonë nuk do të ketë vaksina të mjaftueshme në treg”.
Shkrimin e plotë të profesor Lul Raka mund të gjeni mëposhtë: