Sipas studiuesve nga Izraeli, marrja e dy dozave të rregullta të një vaksine Pfizer/BioNTech kundër COVID-19, plus një vaksine të tretë përforcuese mund të sigurojë “mbrojtje të konsiderueshme” kundër variantit Omicron të SARS-CoV-2.
Gjetjet vijnë nga hulumtimi i kryer nga Qendra Mjekësore Sheba dhe Laboratori Qendror i Virologjisë i Ministrisë së Shëndetësisë në Izrael, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ky studim përfshinte krahasimin e mostrave të gjakut nga 20 persona që kishin marrë dy doza të rregullta Pfizer 5-6 muaj më parë me atë të 20 pjesëmarrësve që kishin marrë një dozë të tretë përforcuese një muaj më parë.
“Lajmi i mirë është se me dozën përforcuese (aftësia e neutralizimit kundër Omicron) rritet rreth njëqindfish”, thotë Gili Regev-Yochay, drejtore e Njësisë së Sëmundjeve Infektive në Qendrën Mjekësore Sheba.
“Ka një mbrojtje të konsiderueshme të dozës përforcuese.” Sidoqoftë, ajo pranon, “se është më e ulët se aftësia e neutralizimit kundër (variantit) Delta, rreth katër herë”. /Gazeta Shneta/