- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Bujar Berisha ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Unviersitetin e Tiranës. Specializimin nga lëmia e psikiatrisë e ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nga viti 2017 ai i është bashkuar Poliklinikës Rezonanca ndërsa tani është udhëheqës i Spitalit Psikiatrik “American Brain”.
Dr. Berisha nga viti 1997 deri në 2006 dhe 2012 deri 2017 ka punuar në disa institucione prestigjioze në Francë “Hopital Saint Quentin”, “Sainte -Anne”, Paris, “Hopitaux du Leman”, Thonon dhe në Zvicër në Spitalin Universitar në Gjeneve, Lausanne, Neushatel.
Dr. Berisha ka marr pjesë në trajnime, konferenca dhe kongrese të shumtë ndërkombëtare.
Është autor i dy librave: Toksikomanite; Dhunimi kujtese traumatike, Qasje psikoterapeutike e integruar.
POSTIMET
Rritja e temperaturave gjatë natës, e nxitur nga ndryshimet klimatike, po ndikon gjithnjë e më shumë në cilësinë e gjumit. Një analizë e re tregon se mesatarisht njerëzit humbin rreth 56 orë gjumë në vit për shkak të netëve të nxehta, ose sa afro shtatë net gjumë. Analiza, e publikuar…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me intervale me diell. Në njoftim thuhet se temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 30 gradë Celsius. “Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar”, thuhet…
Një rritje e vogël e tensionit të gjakut gjatë shtatzënisë mund të lidhet me rritje të rrezikut për komplikime serioze si për nënën ashtu edhe për foshnjën, sipas një studimi të ri. Studiuesit zbuluan se vetëm një rritje prej 10 pikësh në tensionin sistolik të gjakut – vlera e sipërme…
Lidhja Demokratike e Kosovës është futur në një proces të ri të përballjes së brendshme politike, pasi në selinë e partisë janë dorëzuar 148 nënshkrime të paraverifikuara për thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm, ku kërkohet edhe shkarkimi i kryetarit Lumir Abdixhiku. Abdixhiku ka bërë të ditur se ka autorizuar…
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka bërë të ditur se është duke e përcjellë nga afër situatën e krijuar pas paraqitjes së rasteve me simptoma të gastroenteritit në këtë komunë. Sipas Ballazhit, nga 13 korriku deri më datën 15, në QKMF janë trajtuar 110 persona me…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka intensifikuar kontrollet zyrtare pas rasteve të raportuara për dyshime të helmimit të qytetarëve në Prishtinë dhe Han të Elezit. Sipas njoftimit të AUV-së, inspektorët veterinarë kanë zhvilluar kontrolle emergjente në të dy lokacionet, duke inspektuar kushtet higjieno-sanitare, procedurat e vetëkontrollit të operatorëve, dokumentacionin,…
Një studim i madh suedez ka zbuluar se ndryshimet në mikrobiomën e zorrëve mund të sinjalizojnë një rrezik më të lartë për zhvillimin e diabetit të tipit 2 disa vite para shfaqjes së sëmundjes. Studiuesit identifikuan gjashtë lloje bakteresh në zorrë që lidhen me një rritje të rrezikut për diabet,…
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për regjistrimin e lindjeve dhe vdekjeve për muajin maj të këtij vitit. Sipas të dhënave, në muajin maj janë regjistruar 2.328 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1.212 lindje janë meshkuj dhe 1.116 lindje janë femra. ASK…

