Dr. Bujar Berisha

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Bujar Berisha ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Unviersitetin e Tiranës. Specializimin nga lëmia e psikiatrisë e ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nga viti 2017 ai i është bashkuar Poliklinikës Rezonanca ndërsa tani është udhëheqës i Spitalit Psikiatrik “American Brain”.

Dr. Berisha nga viti 1997 deri në 2006 dhe 2012 deri 2017 ka punuar në disa institucione prestigjioze në Francë “Hopital Saint Quentin”, “Sainte -Anne”, Paris, “Hopitaux du Leman”, Thonon dhe në Zvicër në Spitalin Universitar në Gjeneve, Lausanne, Neushatel.

Dr. Berisha ka marr pjesë në trajnime, konferenca dhe kongrese të shumtë ndërkombëtare.

Është autor i dy librave: Toksikomanite; Dhunimi kujtese traumatike, Qasje psikoterapeutike e integruar.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

Social: Facebook

POSTIMET

Të përzierat e rënda gjatë shtatzënisë mund të rrisin rrezikun për komplikime serioze si për nënën ashtu edhe për foshnjën, sipas një studimi të ri amerikan. Gjendja e njohur si hiperemeza gravidarum (HG), e cila karakterizohet nga të përziera dhe të vjella të vazhdueshme e të rënda gjatë shtatzënisë, prek…

Më shumë

Shëndeti i gruas gjatë shtatzënisë mund të japë sinjale të hershme për rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, hipertensionit dhe çrregullimeve metabolike në vitet pas lindjes, edhe kur shtatzënia ka kaluar pa komplikime. Ky është përfundimi i një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore JAMA Network Open.…

Më shumë

Shumë gra shtatzëna ekspozohen ndaj kimikateve të ndryshme në mjedisin e përditshëm, dhe disa prej këtyre substancave mund të lidhen me ndryshime në kohëzgjatjen e shtatzënisë dhe peshën e foshnjës në lindje, sipas një studimi të ri amerikan. Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore “JAMA Network Open”, analizoi të dhënat…

Më shumë