- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Përdorimi i barnave GLP-1 për humbje peshe është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Këto medikamente përdoren gjerësisht si për dobësim ashtu edhe për trajtimin e sëmundjeve kronike. Megjithatë, një shqetësim i zakonshëm ka qenë se humbja e peshës nga këto barna përfshin jo vetëm dhjamin, por edhe masën muskulore. Një…
Pirja e duhanit nuk dëmton vetëm mushkëritë dhe zemrën, por edhe sytë, duke rritur rrezikun për humbje të pakthyeshme të shikimit. Kimikatet toksike në tymin e cigareve hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe dëmtojnë pjesë të ndjeshme të syrit si retina, lentja dhe makula. Kjo rrit mundësinë për zhvillimin e…
Shëndeti i trurit nuk varet vetëm nga mosha apo gjenetika, por formohet gjatë gjithë jetës nga një kombinim faktorësh fizikë, psikologjikë dhe mjedisorë. Sipas një deklarate të fundit nga Shoqata Amerikane e Zemrës, mënyra e jetesës dhe kushtet sociale luajnë rol kyç në uljen e rrezikut për demencë dhe goditje…
OBSH thekson se do të vijojë monitorimin e situatës dhe bashkëpunimin me autoritetet përkatëse, për të garantuar informimin dhe sigurinë e pasagjerëve, ekuipazhit dhe kontakteve të mundshme, si dhe për të kufizuar çdo rrezik të përhapjes së mëtejshme të virusit. Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar një rast të Hantavirusit të zbuluar…
Një raport tregon shkelje të rënda nga ish-shefi i klinikës së kardiokirurgjisë. Spitali i bën thirrje drejtësisë të veprojë dhe u kërkon falje familjeve dhe pacientëve. Raporti thekson se klinika tani gëzon reputacion të shkëlqyeshëm – falë punës së kardiokirurgut shqiptar Omer Xhemali. Ai ka marrë drejtimin e saj në fund të…
Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria dhe Kosova po shfaqen si ndër vendet më aktive në adoptimin e kësaj teknologjie në rajon dhe më gjerë. Sipas të dhënave të Anketës Europiane për Kushtet e Punës, publikuar në fund të muajit prill,…
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në Maqedoni të Veriut, publikoi raportin e tij vjetor për vitin 2025, sipas të cilit buxheti i institucionit u rrit me 6.13 përqind, ndërsa bodet e kapitilacioneve për mjekët e amë u rrit me 33 përqind. Fondi në vitin 2025 mbulon gjithsej 1.841,530 persona të siguruar,…
Ndotja e ajrit mbetet një nga kërcënimet më serioze për shëndetin publik në Evropë. Të dhënat e fundit tregojnë se deri në 20 për qind e stacioneve monitoruese regjistrojnë nivele ndotjeje mbi standardet aktuale të Bashkimit Evropian. Sipas raportit të Agjencia Evropiane e Mjedisit, përqendrimet më të larta të grimcave…

