Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Shkencëtarë nga National Institutes of Health po zhvillojnë zëvendësues sintetikë të gjakut që synojnë të imitojnë funksionin më kritik të gjakut njerëzor: transportin e oksigjenit në inde dhe organe. Kjo fushë kërkimi konsiderohet një nga inovacionet më premtuese në mjekësinë moderne, veçanërisht për situata emergjente ku furnizimi me gjak të…

Më shumë

Hulumtime të publikuara tregojnë se stresi i lartë nuk është vetëm një gjendje emocionale, por një proces biologjik që ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e trurit, veçanërisht në mënyrën si njerëzit marrin vendime dhe vlerësojnë rrezikun. Sipas këtyre studimeve, kur një person përjeton stres të vazhdueshëm, trupi rrit prodhimin e kortizolit,…

Më shumë

Një studim i ri nga Johns Hopkins University sugjeron se substanca psilocibina, e pranishme në të ashtuquajturat “kërpudha halucinogjene”, mund të ndihmojë disa duhanpirës të heqin dorë nga cigaret. Duhani mbetet një nga varësitë më të forta, kryesisht për shkak të nikotina, e cila ndikon drejtpërdrejt në sistemin e shpërblimit…

Më shumë

Një analizë e publikuar ngre shqetësime serioze mbi të ashtuquajturën “sindroma VIP”, një fenomen që shfaqet kur përpjekjet për t’u ofruar kujdes të veçantë pacientëve me status të lartë përfundojnë duke shtrembëruar trajtimin mjekësor. Kjo sindromë prek shpesh figura publike, mjekë, politikanë apo persona me ndikim, të cilët përfitojnë trajtim…

Më shumë