Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Sipas Food and Agriculture Organization, popullatat e bletëve dhe insekteve të tjera polenizuese po bien në shumë rajone të botës, një trend që po shqetëson gjithnjë e më shumë komunitetin shkencor dhe atë bujqësor. Kjo rënie konsiderohet kritike sepse polenizimi është një proces thelbësor për riprodhimin e shumë bimëve ushqimore…

Më shumë

Kruarja e vazhdueshme nuk është gjithmonë një problem i thjeshtë i lëkurës, por në disa raste mund të jetë sinjal i sëmundjeve më serioze, paralajmërojnë mediat ndërkombëtare dhe ekspertët e dermatologjisë. Sipas raportimeve, kruarja (pruriti) është një nga simptomat më të shpeshta në popullatë dhe, kur bëhet kronike, mund të…

Më shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka përcjellë në pension Dr. Ajhan Sefiun, specialiste e mikrobiologjisë dhe Drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike (QRSHP) në Gjilan, duke shënuar përmbylljen e një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në shërbim të shëndetit publik. Me këtë rast, Drejtoresha Ekzekutive…

Më shumë

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK, Enver Fekaj, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar rreth 2,600 ndërhyrje kirurgjike në këtë klinikë. Sipas tij, spektri i operacioneve përfshin të gjitha patologjitë e kirurgjisë abdominale, përfshirë ndërhyrje komplekse si operacioni Whipple, ezofagektomia dhe resekcioni intersfinkterik i…

Më shumë