Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK, Enver Fekaj, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar rreth 2,600 ndërhyrje kirurgjike në këtë klinikë. Sipas tij, spektri i operacioneve përfshin të gjitha patologjitë e kirurgjisë abdominale, përfshirë ndërhyrje komplekse si operacioni Whipple, ezofagektomia dhe resekcioni intersfinkterik i…

Më shumë

Sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe shtim të vranësirave. Sipas Meteo Kosova, temperaturat parashihet të luhaten nga 0 minimalja deri në 15 gradë Celsius ajo maksimale. Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej…

Më shumë

Konsumimi i fibrave ushqimore lidhet jo vetëm me shëndet më të mirë fizik dhe jetëgjatësi, por edhe me mbrojtjen e funksioneve njohëse të trurit. Dietat e pasura me drithëra të plota, fruta, bishtajore, arra dhe fara ndikojnë pozitivisht në mikrobiomën e zorrëve dhe në lidhjen zorrë–tru, duke ngadalësuar rënien e…

Më shumë

Një tender milionësh i Qendrës Klinike Stomatologjike për furnizim me pajisje dentare ka nxitur dyshime për favorizim dhe kufizim të konkurrencës, por Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka vendosur ta hedhë poshtë ankesën. Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë rreth 2 milionë euro, që përfshin furnizimin me autoklavë, unita…

Më shumë

Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në Gllarevë, ku tetë persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal. “Në Gllarevë rreth orës…

Më shumë