Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Të hënën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të zhvillohen dhe vende-vende të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në disa zona ekzistojnë kushte edhe për reshje breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9…

Më shumë

Përparimet në fushën e bioinxhinierisë dhe mjekësisë rigjeneruese po sjellin zhvillime të rëndësishme në krijimin e zemrave artificiale gjithnjë e më të sofistikuara, me qëllim trajtimin e pacientëve me insuficiencë të rëndë kardiake. Sipas studimeve dhe raporteve të publikuara në Nature Biomedical Engineering, kërkimi po fokusohet në pajisje që jo…

Më shumë

Shkencëtarët po zhvillojnë metoda të reja diagnostikuese që analizojnë fragmente shumë të vogla të ADN-së që qarkullojnë natyrshëm në gjak, një teknologji që mund të ndryshojë mënyrën se si zbulohen dhe monitorohen sëmundjet. Këto fragmente, të njohura si ADN e lirë qarkulluese (cell-free DNA), lirohen në qarkullimin e gjakut kur…

Më shumë