- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Venezuelë është rritur në 4,930, tha Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Republikës Bolivariane Jorge Rodríguez. Sipas buletinit zyrtar ditor të cituar nga Rodriguez në kanalin e tij në Telegram, deri në 16,740 persona u plagosën dhe 17,907 mbetën pa strehë. Një total…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar një fushatë informuese me këshilla për mbrojtjen nga temperaturat e larta, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me vapë, veçanërisht fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Sipas IKSHPK-së, qytetarët duhet të…
Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në dy raste të ndara, ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti i parë ka ndodhur në Mitrovicë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Sipas raportit policor, viktima paraprakisht nuk ishte lajmëruar në telefon,…
Migrena, problemet me tretjen, ankthi dhe depresioni mund të jenë shenja të endometriozës dhe jo sëmundje të ndara. Ky është përfundimi i një studimi të ri ndërkombëtar, i cili paralajmëron se mosnjohja e këtyre simptomave shpesh vonon diagnozën për vite me radhë. Studimi, i udhëhequr nga Instituti Kërkimor Sant Pau…
Rreth 2.69 miliardë njerëz në mbarë botën nuk kanë mundësi financiare të ushqehen shëndetshëm, pasi kostoja e një diete të balancuar është rritur me 25 për qind në pesë vitet e fundit, ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). Paralajmërimi është bërë nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e…
Të premten parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta. Do të jetë shumë nxehtë. Në zonat malore mund të ketë ndonjë reshje të dobët shiu, kryesisht në Bajgorë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-30 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në…
Kjo u mundësua falë një lidhjeje të veçantë midis Kosovës dhe Gjermanisë. Kontakti u vendos përmes avokatit Dr. Bernd Franke, i cili pas punës së tij për EULEX-in, filloi të mbështeste spitalin e fëmijëve në Prishtinë. Për Samir Hysenin dhe Durime Rama Hysenin, udhëtimi për në Duisburg ishte një udhëtim…
Konsumimi i një avokadoje në ditë mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit LDL (“kolesterolit të keq”) te të rriturit me obezitet abdominal, sipas një studimi të ri. Studiuesit sugjerojnë se reduktimi i grimcave LDL në gjak mund të lidhet me një ulje prej rreth 4% të rrezikut…

