- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri paraklinik i kryer tek minjtë ka ngritur pyetje të rëndësishme mbi rolin e serotoninës në tinitus – një gjendje ku individi dëgjon vazhdimisht zhurma si fishkëllimë apo gumëzhimë në një ose të dy veshët. Studiuesit zbuluan se nivelet e larta të serotoninës mund të përkeqësojnë simptomat,…
Kryeparlamentarja e Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se nga ora 20:30 është ftuar seanca e jashtëzakonshme për zgjedhje të presidentit. Haxhiu në postim në Facebook ka shkruar se janë propozuar Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha si kandidate për presidente. Rushiti është drejtoreshë…
Rreth 590 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me diabet, dhe mbi 90% e tyre kanë diabet të tipit 2. Edhe pse aktualisht nuk ekziston një kurë për këtë sëmundje, është e mundur të arrihet remisioni përmes ndryshimeve në stilin e jetesës, si humbja në peshë, aktiviteti fizik i rregullt…
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se tërhiqet nga kandidatura për president. “Tërhiqem nga kandidatura për kryetar të Republikës së Kosovës”, deklaroi Konjufca. Pas tij fjalën e mori deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e cila po…
Pas një aborti spontan, trupi dhe emocionet kalojnë një periudhë rikuperimi që ndryshon nga një grua në tjetër. Nëse aborti ndodh në shtëpi, rekomandohet të vizitoni mjekun për të siguruar që procesi është përfunduar plotësisht dhe që nuk nevojitet trajtim shtesë. Në disa raste, sidomos nëse keni grup gjaku negativ,…
Udhëzimet e reja nga Kolegji Amerikan i Mjekëve, rekomandojnë që gratë me rrezik mesatar për kancer gjiri të kryejnë mamografi çdo dy vjet, në moshën nga 50 deri në 74 vjeç. Kjo qasje synon të balancojë përfitimet e zbulimit të hershëm me rreziqet e ekzaminimeve të panevojshme. Kanceri i gjirit…
Një studim i ri sugjeron se konsumimi i rregullt i kafesë madje edhe i kafesë pa kafeinë mund të ketë ndikim pozitiv në humor, stres dhe shëndetin e trurit. Studiuesit zbuluan se ndryshimet në gjendjen emocionale lidhen ngushtë me mikrobiomën e zorrëve dhe me disa metabolitë të prodhuar gjatë procesit…
Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për zgjedhjen e presidentit të vendit, raporton Ekonomia Online. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e ka thirrur seancën, të cilës i është referuar si “diskutim” lidhur me këtë temë. Opozita e ka bojkotuar këtë seancë, ndaj në sallë është…

