- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq ka njoftuar se sot një ekip mjekësor është përfshirë në një aksident komunikacioni gjatë kryerjes së një transporti emergjent të pacientit. Sipas njoftimit, si pasojë e aksidentit, dy punëtorë shëndetësorë dhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të…
Një studim i ri sugjeron se shëndeti i zorrëve mund të lidhet ngushtë me zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit. Studiuesit kanë zbuluar se ndryshimet në mikrobiomën e zorrëve mund të shfaqen vite përpara se të dalin në pah simptomat klinike. Ky zbulim mund të ndihmojë në identifikimin më të hershëm…
Lëvizja Vetëvendosje e ka emëruar Driton Velën anëtar të Këshillit Shtetëror të Cilësisë me 57 vota për. Ministri i Arsimit Hajrulla Çeku i ka dal në mbrojtje Velës duke thënë se Vela ka qenë kandidat për deputet nga LVV në vitin 2019, ndërsa nuk ka mbajtur post politik në tre…
Jo të gjithë vajrat e ullirit janë njësoj kur bëhet fjalë për shëndetin. Një studim i ri sugjeron se vaji i ullirit ekstra i virgjër (EVOO) mund të ketë përfitime të rëndësishme jo vetëm për zemrën, por edhe për trurin dhe shëndetin e zorrëve, ndryshe nga vaji i rafinuar. Hulumtimi,…
Pacientët me diabet të tipit 2 që përdorin pajisje për monitorimin e vazhdueshëm të glukozës në gjak (CGM) arrijnë kontroll më të mirë të sheqerit në krahasim me ata që mbështeten në testet tradicionale me shpim gishti, tregon një studim i ri. Sipas hulumtimit të publikuar më 23 prill në…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar që sonte një seancë për zgjedhjen e presidentit. Pak para fillimit të seancës plenare të Kuvendit, e para e këtij institucioni në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë seancë për presidentin gjatë këtyre ditëve, ajo është shprehur: “Besoj se do…
Një studim i prezantuar në Digestive Disease Week sugjeron se një procedurë e quajtur duodenal mucosal resurfacing mund të ndihmojë pacientët të mos shtojnë shumë peshë pasi ndërpresin ilaçe si Ozempic. Tek pacientët që kishin përdorur tirzepatide, ata që kryen ndërhyrjen ruajtën mbi 80% të peshës së humbur, ndërsa të…
Ka ndodhur një shpërthim në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë, si pasojë e të cilit tre persona kanë mbetur të lënduar. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, ndërsa dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi.…

