- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar që sonte një seancë për zgjedhjen e presidentit. Pak para fillimit të seancës plenare të Kuvendit, e para e këtij institucioni në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë seancë për presidentin gjatë këtyre ditëve, ajo është shprehur: “Besoj se do…
Një studim i prezantuar në Digestive Disease Week sugjeron se një procedurë e quajtur duodenal mucosal resurfacing mund të ndihmojë pacientët të mos shtojnë shumë peshë pasi ndërpresin ilaçe si Ozempic. Tek pacientët që kishin përdorur tirzepatide, ata që kryen ndërhyrjen ruajtën mbi 80% të peshës së humbur, ndërsa të…
Ka ndodhur një shpërthim në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë, si pasojë e të cilit tre persona kanë mbetur të lënduar. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, ndërsa dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi.…
Depresioni vjen papritur, duke pushtuar trurin tonë. Ai vendoset duke na shkëputur nga bota dhe duke na bërë të jetojmë nën një perde të vazhdueshme trishtimi. Profili i depresionit është i njohur, por deri dje nuk ishte i qartë mekanizmi biologjik që e shkakton atë. Një studim italian hedh dritë…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar janë regjistruar 32 lindje, prej tyre 18 djem dhe 14 vajza. Sipas njoftimit të këtij institucioni shëndetësor, gjatë së njëjtës periudhë janë realizuar gjithsej 2,981 vizita specialistike, ndërsa janë pranuar 2,312 pacientë të rinj për trajtim.…
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Policia bën të ditur përmes raportit se dy raste janë regjistruar në Prishtinë, një në Podujevë, një tjetër në Pejë dhe një në Gjakovë, me ç’rast janë arrestuar katër persona. Njoftimi i policisë:Prishtinë / 26.04.2026…
Buka, qumështi, vezët e drithërat varirojnë me çmime të ndryshme ne tregun në Kosovë. Por çmimet e këtyre dhe produkteve tjera themelore mund të rregullohen me ligj. E gjithë kjo rast të destabilizimit të tregut. Këtë do ta mundësoj miratimi në Kuvend i ligjit, në bazë së cilit institucionet mund…
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale komplekse tek një paciente e diagnostikuar me kancer të vezoreve në stad të avancuar. Sipas njoftimit të spitalit, bëhet fjalë për një operacion tejet sfidues, i cili është përmbyllur me sukses falë profesionalizmit të…

