Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zbulohet mekanizmi i depresionit dhe arsyeja pse shpesh ilaçet nuk funksionojnë

Psikologji 27/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Depresioni vjen papritur, duke pushtuar trurin tonë. Ai vendoset duke na shkëputur nga bota dhe duke na bërë të jetojmë nën një perde të vazhdueshme trishtimi. Profili i depresionit është i njohur, por deri dje nuk ishte i qartë mekanizmi biologjik që e shkakton atë.

Një studim italian hedh dritë mbi arsyet pse disa nga ilaçet më të përdorura nuk japin efektin e pritur, duke zhvendosur fokusin te korteksi prefrontal. “Tani hapet rruga për terapi të reja”, theksojnë studiuesit.

Sipas një kërkimi të ri italian, të realizuar nga Instituti i Neuroshkencës “Cavalieri Ottolenghi” (NICO) i Universitetit të Torinos dhe i publikuar në “Scientific Reports”, ekziston një proces kyç përmes të cilit depresioni ndikon në aktivitetin tonë cerebral, duke na çuar në gjendje të rënduar.

Depresioni prek më shumë se 300 milionë njerëz në botë dhe rreth 6% të italianëve, me përqendrime më të larta te të rinjtë (18–34 vjeç) dhe të moshuarit.

Depresioni nuk lidhet vetëm me “mungesë serotoninës” siç është menduar për vite me radhë.

Studimi i ri thotë diçka tjetër më konkrete:

Në një pjesë të trurit që quhet korteksi prefrontal (zona që merret me vendime, emocione dhe mendim racional), neuronet te personat me depresion nuk funksionojnë si duhet.

Konkretisht, ato janë më “të dobëta” dhe nuk arrijnë të dërgojnë sinjale elektrike siç duhet.

Si pasojë, truri nuk përpunon mirë emocionet dhe informacionin dhe kjo çon në ndjenjën e rëndë të depresionit.

Pse nuk funksionojnë ilaçet shpesh?

Sepse shumica e ilaçeve aktuale fokusohen te serotonina (një kimikat në tru), por problemi mund të jetë diku tjetër: te mënyra si punojnë vetë neuronet në këtë zonë.

Çfarë zbulon studimi i ri?

Problemi lidhet edhe me disa “kanale kaliumi” në neurone (janë si porta që kontrollojnë sinjalet elektrike).

Kur këto nuk punojnë mirë, neuronet bëhen më pak aktive.

Kjo shpjegon pse disa trajtime të reja, si stimulimi magnetik i trurit, japin efekt, sepse “zgjojnë” këtë zonë.

Artikulli paraprakSpitali i Përgjithshëm në Pejë: 32 lindje dhe mbi 2 mijë pranime brenda një jave
Artikulli i rradhës Tre persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Podujevë

Ju sugjerojmë

Kanadaja drejt ndalimit të përhershëm të eutanazisë për personat me çrregullime mendore

18/06/2026 Lajme

Studimi i ri vë në pikëpyetje saktësinë e diagnozave të shëndetit mendor

11/06/2026 Jetë

Personat që flenë vonë mund të kenë më shumë ankth dhe ndjenja vetmie

08/06/2026 Jetë

Gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë mbështetje për shëndetin mendor nga inteligjenca artificiale

04/06/2026 Jetë

Studimet zbulojnë lidhjen e fortë mes artritit reumatoid dhe depresionit

04/06/2026 Jetë

Personat që rrinë zgjuar natën më të prirur ndaj ankthit dhe vetmisë

04/06/2026 Psikologji
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.