Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Kuvendi i Odës së Farmacistëve të Kosovës ka përmbyllur legjislaturën aktuale me mbajtjen e mbledhjes së rregullt, ku janë miratuar raportet vjetore të punës dhe ato financiare për vitin 2025, si dhe janë shqyrtuar raportet e auditimit për vitet 2023 dhe 2024. Në këtë mbledhje, Kuvendi ka marrë vendim për…

Më shumë

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të heqin detyrimin për vaksinimin kundër gripit për pjesëtarët e forcave të armatosura, një ndryshim i rëndësishëm në politikat e shëndetit publik brenda ushtrisë. Ky vendim vjen si pjesë e një rishikimi më të gjerë të politikave shëndetësore dhe të drejtave…

Më shumë