Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Pas vitesh progresi, vajzat po mbeten përsëri prapa djemve në matematikë, sipas një studimi të UNESCO-s të publikuar sot. Përqindja e vendeve ku djemtë i tejkaluan ato arriti një nivel të paparë në pothuajse tre dekada në vitin 2023, tha UNESCO. “Ky trend është shqetësues”, paralajmëron organizata e OKB-së, e…

Më shumë

Komuniteti mjekësor është pasuruar sot me dy arritje të jashtëzakonshme akademike. Brenda vetëm dy ditësh, në Universitetin “Semmelweis” të Budapestit, dy motra nga Mitrovica mbrojtën me sukses tezat e tyre të doktoraturës. ​Dr. Fjolla Zhubi Bakija mbrojti doktoraturën në lëminë e Kardiologjisë, ndërsa Dr. Esra Zhubi në lëminë e Neurologjisë,…

Më shumë