- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kryetarja e Kuvendit, njëherësh U.D e Presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se nesër shpallur ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili vdiq sot në moshën 89-vjeçare. Haxhiu në postimin e saj, ka shtuar se shteti shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet…
Në Rumani gjashtë ministra dhe zëvendëskryeministri Marian Neacsu kanë dhënë dorëheqjen pas tërheqjes së mbështetjes politike nga Partia Socialdemokrate (PSD). Dorëheqjet prekin disa dikastere kyçe, përfshirë bujqësinë, energjinë, drejtësinë dhe shëndetësinë, duke thelluar krizën politike në vend. PSD ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë proceset legjislative…
Përdorimi i barnave që imitojnë hormonin GLP-1 është rritur ndjeshëm vitet e fundit, kryesisht për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe obezitetit. Medikamente të njohura si Ozempic, Zepbound dhe Mounjaro tashmë po studiohen edhe për përfitime të tjera shëndetësore, përtej kontrollit të peshës dhe sheqerit në gjak. Studimet e…
Mbi 55 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me sëmundjen e Alzheimerit, një formë e zakonshme e demencës për të cilën ende nuk ka kurë. Aktualisht, trajtimi përfshin një qasje të kombinuar me medikamente, terapi dhe ndryshime në stilin e jetesës, që synojnë të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes dhe të…
Ndotja e ajrit nuk lidhet vetëm me kancerin e mushkërive, por rrit ndjeshëm rrezikun për zhvillimin dhe vdekshmërinë nga disa lloje të tjera kanceri, sipas një raporti të ri ndërkombëtar. Studimi, i përgatitur nga Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit (UICC), thekson nevojën urgjente për standarde më të rrepta të…
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka përshëndetur miratimin e ligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt reformimit të sistemit shëndetësor në vend. Në një reagim publik, PRAK vlerëson…
Hormoni gonadotropinë korionike humane (hCG) është një tregues kyç i shtatzënisë dhe luan rol thelbësor në zhvillimin e saj. Ky hormon prodhohet nga placenta dhe ndihmon trupin të prodhojë progesteron, një hormon i rëndësishëm për rritjen dhe mbështetjen e fetusit. Nivelet e hCG mund të maten si në urinë ashtu…
Një zhvillim i ri në trajtimin e kancerit të gjirit po jep shpresë për pacientet me një nga format më agresive të sëmundjes – kancerin trefish negativ të gjirit (TNBC). Sipas rezultateve të një studimi të madh ndërkombëtar, një terapi inovative e quajtur datopotamab deruxtecan (Dato-DXd) ka arritur pothuajse të…

