- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Në seancën e cila pritet të zhvillohet me fillim nga ora 10:00, do të bëhet shqyrtimi i disa projektligjeve. Rendi i ditës: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta…
Kujdesi antenatal përfshin vizitat e rregullta tek mjeku ose mamia gjatë shtatzënisë për të monitoruar shëndetin e nënës dhe zhvillimin e foshnjës. Këto kontrolle janë thelbësore për të ulur rrezikun e komplikimeve dhe për të siguruar një shtatzëni sa më të shëndetshme. Vizita e parë antenatale është veçanërisht e rëndësishme…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nga data 1 maj 2026 do të fillojë zbatimi i sistemit të triazhimit në Repartin e Emergjencës, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe menaxhimin më efikas të rasteve. Sipas njoftimit, të gjithë pacientët që paraqiten në Emergjencë do t’i…
Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz mori pjesë sot në përurimin e transformimit të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, ku pjesëmarrës ishte dhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Gjatë pyetjeve të gazetarëve për kryeministrin Kurti të cilat lidheshin me aktualitetin politik në vend, konkretisht çështjen…
Me rastin e Ditës së Tokës, organizata Let’s Do It Kosova ka realizuar një aksion të gjerë pastrimi në zonën e Liqeni të Badovcit. Gjatë këtij aktiviteti, dhjetëra vullnetarë u angazhuan për orë të tëra në pastrimin e brezit rrugor dhe brigjeve të liqenit, duke kontribuar në përmirësimin e gjendjes…
OpenAI ka prezantuar një model të ri të inteligjencës artificiale, të quajtur GPT-Rosalind, i projektuar për të mbështetur kërkimet në biologji, zbulimin e barnave dhe mjekësinë translacionale. Emri i modelit i referohet shkencëtares britanike Rosalind Franklin, e njohur për kontributin e saj në zbulimin e strukturës së ADN-së. Sipas kompanisë,…
Ndotja e ajrit po ndikon në rritjen e rrezikut për zhvillimin dhe vdekshmërinë nga disa lloje kanceri, përtej kancerit të mushkërive, thuhet në një raport të ri ndërkombëtar. Raporti i publikuar nga Union for International Cancer Control (UICC), me mbështetjen e Clean Air Fund, bazohet në analizën e 42 studimeve…
Kompania HiPP ka reaguar pas raportimeve për incidente me produkte të saj në disa vende të Bashkimit Evropian, duke siguruar konsumatorët në Kosovë se produktet që qarkullojnë në tregun vendor janë të sigurta për përdorim. Në një njoftim zyrtar, HIPP thekson se të gjitha produktet HiPP në Kosovë monitorohen rregullisht…

