- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
OpenAI ka prezantuar një model të ri të inteligjencës artificiale, të quajtur GPT-Rosalind, i projektuar për të mbështetur kërkimet në biologji, zbulimin e barnave dhe mjekësinë translacionale. Emri i modelit i referohet shkencëtares britanike Rosalind Franklin, e njohur për kontributin e saj në zbulimin e strukturës së ADN-së. Sipas kompanisë,…
Ndotja e ajrit po ndikon në rritjen e rrezikut për zhvillimin dhe vdekshmërinë nga disa lloje kanceri, përtej kancerit të mushkërive, thuhet në një raport të ri ndërkombëtar. Raporti i publikuar nga Union for International Cancer Control (UICC), me mbështetjen e Clean Air Fund, bazohet në analizën e 42 studimeve…
Kompania HiPP ka reaguar pas raportimeve për incidente me produkte të saj në disa vende të Bashkimit Evropian, duke siguruar konsumatorët në Kosovë se produktet që qarkullojnë në tregun vendor janë të sigurta për përdorim. Në një njoftim zyrtar, HIPP thekson se të gjitha produktet HiPP në Kosovë monitorohen rregullisht…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 27 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodër, ku një 27-vjeçare shtetasja M.S ka humbur jetën vetëm pak orë pasi ishte bërë një apel urgjent për dhurim gjaku në ndihmë të saj. E reja kishte sjellë në jetë binjakë, por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua menjëherë pas lindjes,…
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka nisur për herë të parë procesi i skriningut (testimit) neonatal për foshnjat e porsalindura, një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor për këtë kategori. Sipas njoftimit, ky po realizohet në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të…
ORCA kritikon Qeverinë për emërimin e ish-kandidatit për deputet të VV-së në Agjencinë për Akreditim
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Agjencia e Kosovës për Akreditim, duke akuzuar Qeverinë për ndërhyrje që cenon pavarësinë e këtij institucioni. Sipas ORCA-s, në listën e kandidatëve është përfshirë emri i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në QKUK për përurimin e disa hapësirave të reja në repartin e Kardiologjisë. Gjatë qëndrimit aty, Kurtit i ka rastisur që ta shoh edhe një ndërhyrje në zemër që po realizohej nga mjekët në klinikë. Një prej mjekëve që dukej se njihej…

