Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka nisur për herë të parë procesi i skriningut (testimit) neonatal për foshnjat e porsalindura, një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor për këtë kategori. Sipas njoftimit, ky  po realizohet në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të…

Më shumë

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, morën pjesë në përurimin e transformimit të Klinikës së Kardiologjisë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Ky investim, në vlerë prej 1.5 milionë euro, pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e…

Më shumë

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi e paralajmëruar për sot. Kjo mbledhje ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit. Në këtë mbledhje pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i raportit përfundimtar për Projektligjin nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Kryetari i këtij komisioni…

Më shumë

Raportohet se një person është arratisur nga Reparti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë. Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të martën pasdite, ndërsa i arratisuri ende nuk është lokalizuar. “Është raportuar se nga Reparti i Psikiatrisë Forenzike është arratisur i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë…

Më shumë