- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Sekretari i Shëndetësisë Wes Streeting ka përshëndetur një “moment historik për shëndetin e kombit” pasi një ligj për të krijuar një “gjeneratë pa duhan” u miratua nga parlamenti në Britani. Drafti përfundimtar i Projektligjit për Duhanin dhe Cigaret Elektronike përfundoi udhëtimin e tij nëpër Dhomën e Komunave dhe atë të…
Raportohet se një person është arratisur nga Reparti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë. Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të martën pasdite, ndërsa i arratisuri ende nuk është lokalizuar. “Është raportuar se nga Reparti i Psikiatrisë Forenzike është arratisur i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë sot në ceremoninë e përurimit të transformimit të Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas njoftimit, ngjarja mbahet sot duke filluar nga ora 10:00, ku Kryeministri Kurti do të shoqërohet nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe Ambasadori…
Ndikimi i ndryshimeve klimatike në shëndetin publik në Evropë po përkeqësohet me ritme më të shpejta sesa reagimi institucional, paralajmëron raporti i vitit 2026 i Lancet Countdown Europe. Sipas raportit, rreziqet për shëndetin – përfshirë vdekjet nga nxehtësia, përhapjen e sëmundjeve infektive dhe pasigurinë ushqimore – janë në rritje, ndërsa…
Sot parashikohet të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 4°C, kurse ato maksimale nga 11 deri 14°C.Era kryesisht do të jetë nga veriperendimi me shpejtësi 1-6m/s.
Nëse planifikoni të udhëtoni gjatë shtatzënisë, duhet të flisni me maminë ose mjekun tuaj përpara udhëtimit, pasi ata mund t’ju tregojnë se çfarë vaksinash ose ilaçesh mund t’ju nevojiten. Është shumë e rëndësishme të ruani shëndetin gjatë udhëtimit, të pini vetëm ujë të pastër dhe të mbroheni nga pickimet e…
Gjatë shtatzënisë është normale të shtosh peshë gradualisht ndërsa foshnja rritet dhe trupi ndryshon. Sasia e peshës që shton varet nga shumë faktorë, përfshirë peshën para shtatzënisë. Shtimi i tepërt i peshës mund të shkaktojë komplikime për nënën dhe foshnjën. Pse pesha e trupit është e rëndësishme? Mbajtja e një…
Njerëzit që jetojnë bashkë ndajnë deri në 30% të llojeve të njëjta bakteriale të zorrëve, 38% të mikrobiomës orale dhe kanë mikrobiomën e lëkurës më të ngjashme. Sipas burimit Very Well Health, ndarja e mikrobeve me një partner të shëndetshëm mund të përmirësojë tretjen, imunitetin dhe mirëqenien e përgjithshme, por…

