- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një praktikë e thjeshtë si larja e dhëmbëve mund të ketë ndikim të madh në shëndetin e pacientëve të hospitalizuar. Një studim i ri ka zbuluar se higjiena e rregullt orale mund të ulë deri në 60% rrezikun e zhvillimit të pneumonisë gjatë qëndrimit në spital. Sipas të dhënave të…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 22 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe…
Ministria e Shëndetësisë do të investojë mbi 20 milionë Euro për vazhdimin e projektit për ndërtimin e Emergjencës në QKUK. Nëse gjithçka shkon si duhet, pas rreth tre viteve Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të ketë ndërtesën e re të Shërbimit Emergjent, shkruan Gazeta Shneta. Kontrata me titull ““Ndërtimi…
Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së sotme do të mblidhet për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme. Sipas njoftimit zyrtar, seanca përbëhet vetëm nga një pikë e rendit, dhe ajo për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët. Të zgjedhurit e popullit do të mblidhen në sallën plenare me…
Është ndarë nga jeta të farmacisti Mr. Ph. Bekim Ahmeti. Oda e Farmacistëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjes Ahmeti, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin, përcjell Gazeta Shneta. “Mr. Ph. Bekim Ahmeti do të kujtohet për kontributin e tij në Odën e Farmacistëve…
Familja e vogëlushit Benjamin Beqiri ka bërë apel publik për ndihmë financiare, pasi djali i tyre ka nevojë për trajtim të sërishëm jashtë vendit. Përmes një mesazhi emocional të shpërndarë në rrjetet sociale, familja ka bërë të ditur se kjo nuk është hera e parë që përballen me sfida të…
Është përmbyllur Konferenca e Shtatë Ndërkombëtare e Stomatologjisë, e organizuar nga Oda e Stomatologëve të Kosovës, e cila u mbajt më 17 dhe 18 prill 2026 në Prishtinë. Sipas njoftimit, kjo konferencë mblodhi mbi 1300 pjesëmarrës të regjistruar, duke u renditur ndër ngjarjet më të mëdha profesionale në fushën e…
Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësirat do të sjellin reshje shiu të përcjella me rrufe. Bazuar në të dhënat e IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5°C, teksa ato maksimalet nga…

