Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësirat do të sjellin reshje shiu të përcjella me rrufe. Bazuar në të dhënat e IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5°C, teksa ato maksimalet nga…

Më shumë

Neuroshkencëtari Christian Doeller ka bërë një zbulim të rëndësishëm mbi mënyrën se si funksionon truri, duke treguar se ai vepron si një sistem navigimi. Për këtë punë, ai është shpërblyer me çmimin prestigjioz Çmimi Leibniz me vlerë 2.5 milionë euro. Në Instituti Max Planck për Shkencat Njohëse dhe të Trurit,…

Më shumë

Aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë është i sigurt dhe shumë i dobishëm për shumicën e grave. Ushtrimet ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes fizike, përgatitin trupin për lindje dhe lehtësojnë rikuperimin pas saj. Ato gjithashtu zvogëlojnë dhimbjet e shpinës dhe legenit, forcojnë muskujt, ndihmojnë në kontrollin e peshës dhe ulin rrezikun për…

Më shumë