Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Dje, ShSKUK-ja njoftoi se në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK u realizua për herë të parë me sukses një ndërhyrje shumë komplekse kirurgjikale, pankreatektomia totale (pancreatectomia totalis). Nën udhëheqjen e operatorit kryesor, Dr. Shemsedin Hashani, kjo ndërhyrje u realizua falë një bashkëpunimi të shkëlqyer multidisiplinar, përcjell Gazeta Shneta. Ekipi…

Më shumë

Vitamina D është një nga lëndët ushqyese më të rëndësishme për organizmin e njeriut, duke luajtur rol thelbësor në forcimin e sistemit imunitar dhe në ruajtjen e shëndetit të kockave. Kjo vitaminë ndihmon trupin të përthithë kalciumin, i cili është i domosdoshëm për kocka dhe dhëmbë të fortë, shkruan WHO,…

Më shumë

Përdorimi i gabuar i antibiotikëve mbetet një problem serioz global i shëndetit publik, për të cilin paralajmëron vazhdimisht Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO). Antibiotikët janë medikamente që veprojnë vetëm kundër infeksioneve të shkaktuara nga bakteret dhe nuk kanë efekt ndaj viruseve, shkruan WHO, transmeton Gazeta Shneta. Në shumë raste, këto…

Më shumë

Ankthi, kur nuk trajtohet në kohë dhe në mënyrë të duhur, mund të ketë pasoja të rëndësishme jo vetëm në shëndetin mendor, por edhe në atë fizik, sidomos në sistemin kardiovaskular. Stresi i vazhdueshëm dhe gjendjet e zgjatura të ankthit ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e zemrës dhe enëve të gjakut,…

Më shumë

Shëndeti oral nuk kufizohet vetëm te dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve, por është i lidhur ngushtë me shëndetin e gjithë trupit. Sipas ekspertëve të shëndetit, përfshirë organizata të ndryshme mjekësore, problemet në gojë mund të kenë ndikim më të gjerë sesa mendohet zakonisht, shkruan Mayo Clinic, transmeton Gazeta Shneta. Infeksionet…

Më shumë