Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Një studim i ri global ka zbuluar se rastet e kancerit në zorrë dhe pankreas kanë shënuar rritje gjatë 30 viteve të fundit. Supas studimit të publikuar në “The Lancet”, pacientët me kancer në pankreas kanë qenë më të prirë t’i mbijetojnë sëmundjes në vitin 1990 sesa në vitin 2019.…

Më shumë

Një studim nga University of Central Florida ka zbuluar se disa simptoma të hershme të Alzheimer, sidomos ato që lidhen me lëvizjen, mund të fillojnë jashtë trurit. Studiuesit kanë vërejtur se problemet me ecjen, balancën dhe koordinimin mund të shfaqen vite përpara humbjes së kujtesës. Përmes teknologjisë “human-on-a-chip”, ata zbuluan…

Më shumë

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka realizuar 45,300 vizita ambulantore gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion, shërbimet janë ofruar në më shumë se 18 profile specialistike, përfshirë Kirurgjinë, Ortopedinë, Urologjinë, Oftalmologjinë, Gjinekologjinë me Obstetrikë, ORL, Pediatrinë, Neonatologjinë, Internon,…

Më shumë