- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për rastin e sotëm tragjik në Malishevë ku nga zjarri humbi jetën babai me dy fëmijët e tij. “Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së tre familjarëve, babait me dy fëmijë, nga zjarri si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit në Malishevë.…
Një studim i ri sugjeron se një analizë gjaku që mat biomarkerin pTau217 mund të zbulojë shenja të hershme të sëmundjes së Alzheimerit shumë vite para se simptomat të shfaqen ose para se ndryshimet të jenë të dukshme në skanimet e trurit. Sipas studiuesve, nivelet e larta të proteinës pTau217…
Një studim i ri tregon se inteligjenca artificiale (AI) mund të identifikojë personat me rrezik të lartë për melanoma deri në pesë vjet përpara se sëmundja të diagnostikohet. Studiues nga Universiteti i Göteborgut në Suedi kanë përdorur të dhëna ekzistuese mjekësore për të analizuar rrezikun në popullatë dhe për të…
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në seancë plenare, ku deputetët pritet të shqyrtojnë disa çështje të rëndësishme legjislative dhe vendimmarrëse. Seanca, sipas njoftimit nga Kuvendi, do të nisë prej orës 10:00. Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme. 2. Deklarimet jashtë rendit të ditës.…
Ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) ka arritur në Qendrën e Urgjencës në Malishevë, ku ka bërë tërheqjen e viktimave pas rastit tragjik që ndodhi sot në Malishevë ku nga zjarri humbën jetën tre persona, babai me dy fëmijë të tij. Shkak i zjarrit dyshohet se ishte një bombolë…
Një studim i ri i Universitetit të Kolumbias sugjeron se kombinimi i stresit të lartë, peshës trupore dhe hormoneve ndikon në përshpejtimin e pubertetit te vajzat. Për dekada me radhë, mjekët kanë vërejtur se vajzat po hyjnë në pubertet gjithnjë e më herët, por pa një shpjegim të qartë. Ky…
Foshnjat që ushqehen ekskluzivisht me gji për të paktën tre muaj mund të kenë ndryshime të qëndrueshme në ADN, sipas një studimi të ri ndërkombëtar. Hulumtimi i udhëhequr nga University of Exeter, në bashkëpunim me Barcelona Institute for Global Health dhe University of Bristol, ka analizuar mostrat e gjakut të…
Një burrë dhe dy fëmijë kanë vdekur në lagjen “Mirdita”, në Malishevë, pas një zjarri në një banesë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Sot, rreth orës 12:55, jemi njoftuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë. Menjëherë…

