- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar rritje të numrit të pacientëve që kanë kërkuar shërbime në ambulancat specialistike, përfshirë edhe Klinikën e Onkologjisë. Sipas njoftimit, kjo dukuri është dalluar sidomos për shkak të festave zyrtare. “Megjithatë, theksojmë se stafi shëndetësor ka qenë në detyrë gjatë gjithë…
Të paktën tetë nxënës dhe një mësues janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në një shkollë në jug të Turqisë, ka thënë ministri i Brendshëm, Mustafa Ciftci. Ngjarja ndodhi në Shkollën e Mesme Ayser Calik në zonën e Kahramanmaras. Sulmuesi u vra gjithashtu…
Inteligjenca artificiale po sjell një revolucion në mjekësi, ndërsa tani ka ndihmuar shkencëtarët të zbulojnë klasën e parë të re të antibiotikëve pas më shumë se 60 vitesh. Ky zbulim mund të jetë një pikë kthese në luftën kundër rezistencës ndaj antibiotikëve, një nga kërcënimet më serioze për shëndetin global.…
Zjarrfikësi që shpëtoi banorët në rastin e incidentit të zjarrit në Tiranë, ka folur pasi rrezikoi jetën e tij për të nxjerrë nga banesa një grua që ishte bllokuar. Ai u cilësua si heroi i ngjarjes, pasi u pa teksa u ngjit nëpër shkallë pranë flakëve për t’i shpëtuar jetën…
Të paktën katër persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë në jug të Turqisë, tha guvernatori lokal. BBC raporton se incidenti ndodhi në shkollën e mesme “Ayser Calik” në zonën Kahramanmarash. Nuk ende asnjë konfirmim zyrtar se kush është vrarë…
Çrregullimi “i heshtur” i ritmit të zemrës trefishon rrezikun për dështim të zemrës tek të moshuarit
Një studim i ri paralajmëron se një problem i zakonshëm, por shpesh i padiagnostikuar i ritmit të zemrës mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për dështim të zemrës, veçanërisht tek të moshuarit. Sipas hulumtimit të prezantuar në një takim të Shoqatës Evropiane të Ritmit të Zemrës, personat që kanë fibrilacion atrial…
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare për muajin shkurt 2026, të cilat tregojnë lëvizje të ndryshme në indikatorët demografikë, duke përfshirë lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet. Gjatë shkurtit 2026 janë regjistruar gjithsej 2.002 lindje, prej të cilave 1.030 meshkuj dhe 972 femra. Krahasuar me muajin…
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka paraqitur të dhëna lidhur me numrin e vdekjeve në Kosovë. Sipas statistikave të ASK-së, gjatë muajit shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 901 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 463 janë meshkuj dhe 438 janë femra. Krahasuar me muajin…

