- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka paraqitur të dhëna lidhur me numrin e vdekjeve në Kosovë. Sipas statistikave të ASK-së, gjatë muajit shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 901 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 463 janë meshkuj dhe 438 janë femra. Krahasuar me muajin…
Një studim i ri sugjeron se infeksioni me virusin Epstein-Barr, i cili shkakton mononukleozën infektive, mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e Skleroza Multiple. Hulumtimi, i publikuar në Neurology Open Access, ka gjetur se personat që kanë kaluar mononukleozën kanë më shumë se trefish rrezik për t’u prekur nga…
Një studim i ri nga studiues të Yale School of Medicine tregon se koha kur prindërit përjetojnë depresion mund të ketë ndikim afatgjatë në shëndetin mendor të fëmijëve të tyre. Hulumtimi, i publikuar në JAMA Network Open, ka analizuar të dhënat e mbi 5 mijë personave gjatë një periudhe 30-vjeçare,…
Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar qytetarët për organizimin e ri të numrave kontaktues në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, me qëllim përmirësimin e komunikimit dhe ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe më efikase. Sipas njoftimit, qytetarët tashmë mund të lidhen drejtpërdrejt me repartet përkatëse, duke shmangur pritjet e…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes Lija e Deleve/Dhive (Sheeppox/Goatpox) në Kosovë. Rasti është identifikuar në fshatin Sazli, në Komunën e Ferizajt, pas analizave laboratorike të kryera në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një sëmundje…
Një meta-analizë e publikuar në vitin 2022 në revistën Sports Medicine ka zbuluar se një ecje e shkurtër prej vetëm 2 deri në 10 minuta pas ngrënies mund të ulë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak – deri në 50% më pak rritje të menjëhershme. Ky efekt është më i…
Me rritjen e temperaturave, shtohet edhe rreziku i infeksioneve që përhapen përmes ushqimit dhe ujit, kanë paralajmëruar nga Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”. Në një prononcim informues, infektologia në këtë institucion, Dr. Luljeta Buçinca-Zhubi ka theksuar se gjatë ditëve të nxehta rritet edhe numri i pacientëve që paraqiten me…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në koordinim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosë masë ndalese të pakohshme për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi nga gjithë territori i Shqipërisë. Në njoftim bëhet e ditur se kjo masë është vendosur pas konfirmimit të rasteve të…

