- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Shkalla zyrtare e papunësisë prej 11 për qind e tregon vetëm një pjesë të problemit të tregut të punës në Kosovë. Shifra e rëndë e gjejmë diku tjetër: më shumë se gjysma e popullsisë në moshë pune është krejtësisht jashtë fuqisë punëtore. Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e…
Ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, ka shprehur ngushëllime për familjarët e Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e mbrëmshëm në afërsi të pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë. Qehaja ka bërë të ditur se Ambasada e Kosovës…
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 janë kryer gjithsej 1,824 ndërhyrje kirurgjikale. Sipas njoftimit të spitalit, operacionet janë realizuar me angazhimin e mjekëve specialistë të profileve kirurgjike, anesteziologëve, teknikëve të anestezionit, infermierëve dhe stafit tjetër mbështetës, transmeton Gazeta…
Fekondimi është hapi i parë dhe thelbësor drejt shtatzënisë. Ai ndodh kur një spermatozoid bashkohet me një qelizë vezë (ovul), duke formuar një qelizë të vetme të quajtur zigotë. Shanset për fekondim janë më të larta nëse marrëdhëniet seksuale kryhen brenda 72 orëve para ovulacionit ose deri në 24 orë…
Rastet e reja me kancer në mbarë botën pritet të rriten me 66.7 për qind deri në vitin 2050, ndërsa pabarazitë në qasjen ndaj diagnostikimit dhe trajtimit vazhdojnë të jenë të mëdha mes vendeve të pasura dhe atyre me të ardhura të ulëta, paralajmëron një raport i ri i Organizatës…
Policia Rajonale e Ferizajt i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për parandalimin e zjarreve, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta dhe kushteve të favorshme për përhapjen e tyre. Sipas Policisë, çdo zjarr, qoftë i shkaktuar me dashje apo nga pakujdesia, mund të rrezikojë…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar bilancin javor të shërbimeve, ku gjatë javës së kaluar janë regjistruar 23 lindje. Nga foshnjat e porsalindura, 12 janë djem dhe 11 vajza. Sipas të dhënave të spitalit, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 3,209 vizita specialistike, ndërsa janë pranuar 236 pacientë të rinj.…
Temperaturat e larta që po mbizotërojnë kanë sjellë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të rënda në autoudhët e Kosovës. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, nga ora 11:00 deri në ora 17:30, ndalohet qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20…

