- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Rastet e reja me kancer në mbarë botën pritet të rriten me 66.7 për qind deri në vitin 2050, ndërsa pabarazitë në qasjen ndaj diagnostikimit dhe trajtimit vazhdojnë të jenë të mëdha mes vendeve të pasura dhe atyre me të ardhura të ulëta, paralajmëron një raport i ri i Organizatës…
Policia Rajonale e Ferizajt i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për parandalimin e zjarreve, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta dhe kushteve të favorshme për përhapjen e tyre. Sipas Policisë, çdo zjarr, qoftë i shkaktuar me dashje apo nga pakujdesia, mund të rrezikojë…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar bilancin javor të shërbimeve, ku gjatë javës së kaluar janë regjistruar 23 lindje. Nga foshnjat e porsalindura, 12 janë djem dhe 11 vajza. Sipas të dhënave të spitalit, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 3,209 vizita specialistike, ndërsa janë pranuar 236 pacientë të rinj.…
Temperaturat e larta që po mbizotërojnë kanë sjellë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të rënda në autoudhët e Kosovës. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, nga ora 11:00 deri në ora 17:30, ndalohet qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20…
Tre kosovarë e kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, konkretisht në Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit, ku u gjet edhe automjeti i tyre i përmbysur i tipit Mercedes, me targa gjermane. Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme e…
Paraditja e së hënës do të jetë kryesisht me diell dhe e ngrohtë në Kosovë, ndërsa gjatë pasdites pritet ndryshim i motit, me shtim të vranësirave, reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh në disa zona. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në…
Zhduken tre persona nga Vushtrria, ishin duke udhëtuar nga Shkupi për në Kosovë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tyre. Familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tre personave, për të cilët thonë se janë zhdukur dhe nuk kanë më asnjë kontakt me ta. Bëhet fjalë për: *…
Autoritetet shëndetësore në Angli kanë njoftuar plane për ndalimin e shitjes së pijeve energjike për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 16 vjeç, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar ndikimin e konsumit të lartë të kafeinës dhe sheqerit te kjo grupmoshë. Sipas raportimit të BBC News, masat synojnë të…

