- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Sipas raportit më të fundit “World Air Quality Report 2025” nga IQAir, vetëm 13 vende në botë kanë ajër të sigurt për frymëmarrje, ndërsa vetëm 14% e qyteteve globale përmbushin standardet e cilësisë së ajrit, një rënie nga 17% një vit më parë. Raporti analizoi të dhëna nga 9,446 qytete…
Një studim i ri shkencor sugjeron se përdorimi i ëmbëlsuesve artificialë mund të ketë pasoja më të gjera sesa mendohej, duke ndikuar jo vetëm në shëndetin metabolik, por potencialisht edhe te brezat pasues. Hulumtimi, i publikuar në revistën Frontiers in Nutrition, analizoi efektet e dy ëmbëlsuesve të përdorur gjerësisht –…
Një studim i ri shkencor ka treguar se jo çdo dietë bimore është e dobishme për shëndetin e trurit. Sipas hulumtimit, cilësia e ushqimeve të konsumuara luan rol vendimtar në rrezikun për zhvillimin e demencës dhe Alzheimer’s disease. Studimi, i publikuar në revistën Neurology, ka analizuar të dhënat e rreth…
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka pasur kritika ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ne lidhje me numrin e shtretërve në Klinikën Emergjente dhe materialeve në Kirurgjinë Invazive. E ne lidhje me këtë, Vitia tha se në Klinikën Emergjente janë 25 shtretër, teksa siç deklaroi…
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në seancën e Kuvendit ka pasur kritika ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia duke thënë se pacientët po përballen me lista të gjata pritjeje për trajtim, ndërsa situata bëhet edhe më e rënduar në repartet emergjente. Sipas saj, ministri Vitia po bën propagandë. “Besoj sot…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë seancës së sotme, ka deklaruar se pagesat e paekzekutuara për orët shtesë dhe kujdestaritë e stafit shëndetësor do të kryhen me pagën e muajit prill. Sipas tij, vonesat kanë ardhur si pasojë e miratimit të vonshëm të buxhetit, gjë që ka pamundësuar ekzekutimin e…
Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” ka njoftuar për ndarjen nga jeta të infermieres Drita Krasniqi, e cila ishte pensionuar vetëm pak muaj më parë. Sipas njoftimit, e ndjera ka kontribuar për plot 45 vite në shërbimin shëndetësor, kryesisht në Repartin e Kirurgjisë, duke u dalluar për përkushtimin dhe profesionalizmin e…
Kuvendi i Kosovës është përballur me mospajtime ndërmjet grupeve parlamentare lidhur me procedimin e projektligjeve të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilat opozita po i konsideron si jo urgjente dhe të papërgatitura mjaftueshëm për votim. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se kjo parti nuk do…

