- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” ka njoftuar për ndarjen nga jeta të infermieres Drita Krasniqi, e cila ishte pensionuar vetëm pak muaj më parë. Sipas njoftimit, e ndjera ka kontribuar për plot 45 vite në shërbimin shëndetësor, kryesisht në Repartin e Kirurgjisë, duke u dalluar për përkushtimin dhe profesionalizmin e…
Kuvendi i Kosovës është përballur me mospajtime ndërmjet grupeve parlamentare lidhur me procedimin e projektligjeve të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilat opozita po i konsideron si jo urgjente dhe të papërgatitura mjaftueshëm për votim. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se kjo parti nuk do…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se është hapur rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK. Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar sot kontratën, sipas së cilës ndërtimi pritet të përfundojë brenda 30 muajsh. “Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK. Pas shumë sfidave, i është…
Një studim i ri hedh më shumë dritë mbi viruset e zakonshme që fshihen brenda qelizave të njerëzve të shëndetshëm, si dhe mbi sasinë e viruseve që njerëzit zakonisht mbartin. Një ekip studiuesish nga “Harvard Medical School” analizoi të dhëna nga mostrat e gjakut dhe pështymës të më shumë se…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar të dhënat për shërbimet e ofruara gjatë 24 orëve të fundit. Sipas raportit, janë realizuar 243 vizita specialistike, ndërsa 21 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor. Gjatë kësaj periudhe, 12 pacientë janë liruar për në shtëpi pas trajtimit. Në maternitet janë regjistruar 3…
Prej sot me 10 prill futet në fuqi aplikimi i plotë i sistemit të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Evropian. Ky sistem zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian dhe vlen për vendet e treta, pra vendet…
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke dhënë një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Megjithatë, janë regjistruar 21 aksidente trafiku me persona të lënduar, ku…
Një studim i ri shkencor sugjeron se vetëm shtatë ditë praktikë intensive e meditimit dhe teknikave mendje-trup mund të shkaktojnë ndryshime të matshme në tru dhe në organizëm, duke ndikuar jo vetëm në mirëqenien mendore, por edhe në shëndetin fizik. Hulumtimi, i realizuar nga University of California San Diego dhe…

