Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke dhënë një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Megjithatë, janë regjistruar 21 aksidente trafiku me persona të lënduar, ku…

Më shumë

Një studim i ri shkencor sugjeron se vetëm shtatë ditë praktikë intensive e meditimit dhe teknikave mendje-trup mund të shkaktojnë ndryshime të matshme në tru dhe në organizëm, duke ndikuar jo vetëm në mirëqenien mendore, por edhe në shëndetin fizik. Hulumtimi, i realizuar nga University of California San Diego dhe…

Më shumë

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, më pas gjatë ditës pritet gradualisht shtim i vranësirave, të cilat vonë në mbrëmje pritet të gjenerojnë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë…

Më shumë

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, më pas gjatë ditës pritet gradualisht shtim i vranësirave, të cilat vonë në mbrëmje pritet të gjenerojnë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë…

Më shumë