- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Rikthimi i motit të ngrohtë shpesh shoqërohet me ndotje të ajrit nga grimcat e imta, që mund të dëmtojnë shëndetin. Sipas “World Air Quality Report 2025”, cilësia e ajrit po përkeqësohet globalisht, kryesisht për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Në Evropë, Franca, Gjermania, Belgjika, Irlanda, Holanda dhe…
Komisioni Evropian ka premtuar 700 milionë euro për Fondin Global për Luftën kundër AIDS, tuberkulozit dhe malaries, që do të përdoren midis 2027 dhe 2029, pas uljes së kontributit nga donatorët ndërkombëtarë dhe sfidave në financimin global të shëndetit. Nga kjo shumë, 185 milionë euro do të jenë të disponueshme…
Shkencëtarët vërejnë se gjetjet tregojnë një lidhje të ngushtë mes përvojës së vetëdijshme dhe shëndetit fizik, e cila mund të shfrytëzohet për të promovuar mirëqenien në mënyra të reja. Kalimi i shtatë ditëve duke praktikuar meditim dhe teknika “mendje-trup”, mund të bëjë më shumë sesa thjesht t’ju ndihmojë të relaksoheni.…
Përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale në shëndetin mendor po kërkon rregulla të qarta që balancojnë inovacionin me sigurinë e pacientëve, thekson një analizë e publikuar nga University of Utah Health Sciences. Sipas studiuesve, mjetet digjitale si chatbot-et për mbështetje psikologjike po përdoren gjithnjë e më shumë për të plotësuar…
Studimet tregojnë se njerëzit që nuk shkojnë në pushime kanë rreth 30% më shumë rrezik për sulm në zemër, ndërsa ata që udhëtojnë rregullisht kanë një rrezik 20% më të ulët të vdekjes në përgjithësi. Edhe udhëtimet e shkurtra mund të ulin hormonat e stresit, përmirësojnë gjumin dhe lehtësojnë lodhjen…
Projektligji për ndryshimin e Ligjit për heqjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime mjekësore është i disponueshëm në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve (ENER) që nga sot, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ministri Azir Aliu tha se zbatimi aktual i ligjit ka çuar në nevojën për të…
Mikhail Litvak është një nga psikiatrit dhe psikoterapeutët kryesorë në botë. Ai ka ndarë me ne udhëzuesin e shkurtër se si të kapërcejmë çdo pengesë në jetë. Kur i vendosim këto udhëzime në zemër dhe i zbatojmë ato çdo ditë, me siguri do të bëhemi fitues në jetë. 12 rregulla…
Shoqata HERA me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, tha se të dhënat analitike deri tani, tregojnë dobësi të mëdha në qasjen te shërbimet parandaluese për gratë. “80% e grave kanë paguar për shërbime gjinekologjike që duhet të jenë falas. Vetëm rreth 15% e grave përfshihen në skrinimin për kancerin…

