- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një raport i OECD paralajmëron se pasojat afatgjata të COVID-19, të njohura si “Long COVID”, mund t’u kushtojnë vendeve anëtare rreth 116 miliardë euro në vit gjatë dekadës së ardhshme. Sipas raportit, kjo kosto është e krahasueshme me buxhetet vjetore të shëndetësisë së vendeve si Holanda apo Spanja, duke e…
Sot bëhen 18 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Miratimi i saj ishte një moment historik që shënoi fillimin e një epoke të re për Kosovën. Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të të njëjtit vit.…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë pritet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale pritet të jetë nga -1-2°C kurse maksimalja 9-12°C Era do të fryej nga veriperendimi 1-4m/s
Aktiviteti fizik, veçanërisht ecja, mbetet një nga faktorët më të rëndësishëm për shëndetin. Një studim i ri i publikuar në “American Journal of Preventive Medicine”, tregon se ecja e përditshme – sidomos me ritëm të shpejtë – mund të ulë ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë, veçanërisht te personat me të ardhura…
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se vendi nuk ka kohë për të humbur, duke shtuar se shpreson që presidenti i ri të zgjedhet brenda afatit kushtetues, në të kundërtën ajo do të duhet të shpallë datën e zgjedhjeve të reja. Një ditë më parë ajo…
Një studim i fundit i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar ka analizuar ndikimin e ilaçeve GLP-1 te personat që vuajnë njëkohësisht nga obeziteti dhe astma. Sipas gjetjeve, përdoruesit e këtyre medikamenteve kishin kontroll më të mirë të astmës. Megjithatë, nuk u vërejt ndonjë përmirësim i dukshëm në funksionin e mushkërive…
Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë së Kuvendit, ku u vendos që seanca plenare e radhës të mbahet të premten, më 10 prill 2026, në orën 10:00. “Ndërsa në mungesë të konsensusit lidhur me rendin e ditës, kryetarja e Kuvendit, konform përgjegjësive të saj do t’i propozojë atë seancës”Në…
Rreth 589 milionë të rritur në mbarë botën jetonin me diabet në vitin 2024, ndërsa 90% e tyre vuanin nga diabeti i tipit 2. Ky lloj diabeti, i lidhur me çrregullimet në funksionimin e insulinës, njihet gjithashtu si një faktor i rëndësishëm rreziku për zhvillimin e demencës. Një studim i…

