- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri sugjeron se ekspozimi ndaj një grupi kimikatesh sintetike të njohura si PFAS – të quajtura ndryshe “kimikatet e përjetshme” – mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Sipas vlerësimeve të shkencëtarëve, një në nëntë të rritur në botë jeton me diabet, ndërsa…
Xh.H ka humbur jetën tragjikisht në një punëtori në Strellc të Ulët, si pasojë e rënies së disa dërrasave. Spitali i Përgjithshëm i Pejës, në një komunikatë për media deklaron se viktima u soll pa shenja jete. Njoftimi i plotë i Spitalit: Një person i gjinise mashkullore i lindur me…
Një analizë e re nga komisioni i revistës “The Lancet”, për kancerin e mëlçisë paralajmëron se, pa ndërhyrje urgjente, rastet e kësaj sëmundjeje mund të dyfishohen – nga 870,000 në vitin 2022 në rreth 1.52 milionë deri në vitin 2050. Po ashtu, vdekjet pritet të rriten nga 760,000 në 1.37…
Rreth 75 deputetë të Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e dhjetë kanë shfrytëzuar të drejtën për të pasur asistentë personalë. Më shumë se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje tashmë janë me zyrtarë të lartë personalë, 15 nga 22 të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë shfrytëzuar të drejtë, pesë…
Zvicra po përballet me një mungesë serioze të mjekëve, veçanërisht në fusha si mjekësia familjare, pediatria dhe psikiatria. Ekspertët paralajmërojnë se nëse vazhdohet me të njëjtin ritëm, sistemi shëndetësor mund të përballet me mungesë të shërbimeve bazë, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch. Një nga arsyet kryesore është numri i kufizuar i vendeve…
Shumë njerëz synojnë të ecin 10,000 hapa në ditë për përfitimet e supozuara shëndetësore, por një studim i ri i publikuar në “The Lancet Public Health”, sugjeron se rreth 7,000 hapa në ditë janë të mjaftueshëm për të ulur ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, demenca,…
Një program gjithëpërfshirës i stilit të jetesës që përfshin aktivitet fizik, ushqyerje të shëndetshme, sfida njohëse dhe sociale, si dhe udhëzim shëndetësor ka treguar përmirësime të ndjeshme në funksionin njohës të të moshuarve në rrezik për sëmundjen e Alzheimerit dhe forma të tjera të demencës. Ky përfundim vjen nga studimi…
AI tani mund të parashikojë rrezikun e kancerit të gjirit deri në pesë vite përpara diagnostikimit, duke analizuar asimetritë e lehta në indet e gjirit. Studiuesit në Duke University kanë prezantuar AsymMirai, një algoritëm i thjeshtuar i “deep learning” i krijuar për të parashikuar kancerin e gjirit deri në pesë…

