- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Melanoma e lidhur me shtatzëninë mund të ketë disa karakteristika të veçanta klinike dhe më shumë se gjysma e rasteve zhvillohen mbi nishane (nevuse) që kanë ekzistuar më parë, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore “Journal of the European Academy of Dermatology & Venereology”. Studimi analizoi…
Pesë pacientë nga Komuna e Hanit të Elezit janë pranuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas dyshimeve për helmim nga ushqimi. Në kuadër të kësaj situate, deri më tani në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 31 pacientë, ndërsa analizat laboratorike kanë konfirmuar 11 raste pozitive me…
Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se është duke trajtuar një situatë me helmime të dyshuara nga ushqimi, ku deri më tani janë hospitalizuar 31 pacientë. Në mesin e tyre janë edhe pesë persona nga Komuna e Hanit të Elezit, ndërsa analizat laboratorike kanë konfirmuar 11…
90 persona janë paraqitur me simptoma të njëjta në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Han të Elezit, ndërsa dyshimet e para janë se bëhet fjalë për helmim nga ushqimi në dy lokacione të ndryshme. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Shneta drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e…
Njerëzit që kanë pësuar infarkt në zemër mund të kenë nivele më të larta të mikroplastikave dhe nanoplastikave në gjak krahasuar me personat me shëndet më të mirë kardiovaskular, sugjeron një studim i ri. Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore European Heart Journal, ka analizuar praninë e grimcave të vogla…
Rreth 80 persona dyshohet se janë helmuar nga konsumimi i ushqimit në Han të Elezit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Ju njoftojmë se, sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, nga data 13.07.2026 deri…
Një studim i ri sugjeron se trajnimi me ndërfaqe tru-kompjuter (Brain-Computer Interface, BCI) mund ta ndihmojë trurin të dallojë më shpejt edhe gabimet më të vogla gjatë lëvizjeve, një zbulim që mund të ketë rëndësi për rehabilitimin, kirurgjinë dhe parandalimin e rrëzimeve te të moshuarit. Studiuesit zbuluan se truri mund…
Rreth 80 persona dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në një piceri në Han të Elezit. Sipas informacioneve jozyrtare, qytetarë të shumtë kanë kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Han të Elezit, me simptoma që dyshohet se lidhen me helmimin nga ushqimi. Ndërkohë,…

