- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Mbi 91 mijë vizita ambulantore janë realizuar gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 në ambulancat specialistike të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Sipas statistikave të publikuara nga spitali, Pediatria dhe Emergjenca kanë qenë shërbimet me ngarkesën më të madhe të pacientëve, transmeton Gazeta Shneta. Spitali i…
Një analizë e thjeshtë gjaku mund të ndihmojë në identifikimin e personave që kanë rrezik të lartë për të zhvilluar dëmtime njohëse të lidhura me sëmundjen e Alzheimerit deri në një dekadë para shfaqjes së simptomave, sugjeron një studim i ri ndërkombëtar. Studimi, i udhëhequr nga studiues të Mass General…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar dhe…
Pacientët që përdorin opioide për trajtimin e dhimbjeve kronike kanë më shumë gjasa ta ulin me sukses dozën e barnave kur procesi zhvillohet gradualisht dhe në bashkëpunim me mjekun. Ky është përfundimi i një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore Annals of Internal Medicine. Studimi, i udhëhequr nga…
Një ekip në një mision komercial hapësinor ka realizuar për herë të parë radiografi diagnostikuese gjatë një fluturimi në orbitë, duke përdorur një pajisje portative me rreze X. Studiuesit thonë se kjo teknologji mund të përmirësojë kujdesin shëndetësor gjatë misioneve të gjata në hapësirë, por edhe të ketë përdorime në…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës do të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell në orët e paradites, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave. Sipas parashikimit, në disa zona të vendit priten riga shiu, shtrëngata lokale dhe shkarkime rrufesh, ndaj qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë…
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka ndarë një mesazh falënderimi dhe shprese për të gjithë ata që kanë mbështetur vajzën e tij, Urtinën, në betejën e saj të gjatë me sëmundjen e rëndë. Përmes një reagimi publik, Korenica ka treguar se beteja e Urtinës me kancerin ka hyrë në…
Ndryshimet në stilin e jetës mund të parandalojnë miliona raste demence, sfidë mbetet zbatimi i tyre
Studimet e fundit tregojnë se disa zgjedhje të shëndetshme në stilin e jetës mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për demencë. Në vitin 2024, Komisioni i revistës “Lancet për Demencën”, identifikoi 14 faktorë rreziku për këtë sëmundje dhe raportoi se rreth gjysma e rasteve në botë mund të parandalohen…

