- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Gjatë shtatzënisë, ushqimi i shëndetshëm është thelbësor për zhvillimin e duhur të foshnjës. Trupi ka nevojë për më shumë lëndë ushqyese, përfshirë proteina, hekur, kalcium, vitamina dhe yndyra omega-3, për të mbështetur rritjen e trupit dhe zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor të foshnjës. Në Australi, të gjithë shtatzënat rekomandohet…
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, është “thellësisht i shqetësuar” nga kërcënimet e fundit ndaj popullsisë civile, thotë zëdhënësi i tij, ka raportuar BBC. Edhe pse nuk e përmend drejtpërdrejt presidentin e SHBA-së, komentet nga zëdhënësi i Guterres, Stéphane Dujarric, vijnë pasi Donald Trump tha se “një qytetërim i…
Gjatë shtatzënisë, sistemi juaj imunitar dobësohet, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve virale dhe bakteriale. Për këtë arsye, disa ushqime duhet të shmangen pasi mund të dëmtojnë foshnjën ose të shkaktojnë sëmundje. Gjithashtu, ndiqni parimet e sigurisë ushqimore: lajeni duart, sipërfaqet dhe ushqimet, ruajini produktet sipas udhëzimeve dhe…
Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit L.K, i cili dyshohet se kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore më 07.04.2026, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të pandehurit L.K.…
Një juri në Shtetet e Bashkuara ka vendosur se Meta ka dëmtuar me vetëdije shëndetin mendor të fëmijëve dhe ka fshehur informacione lidhur me shfrytëzimin seksual të tyre. Si rezultat, kompania u gjobit me 375 milionë dollarë (rreth 317 milionë euro). Meta është një kompani e madhe teknologjike amerikane që…
Një studim i ri tregon se thatësira po rrit përqendrimin e mikroorganizmave rezistentë ndaj antibiotikëve në tokë, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin publik në kontekstin e ndryshimeve klimatike. Studiuesit nga Instituti i Teknologjisë së Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara zbuluan një lidhje të fortë midis thatësirës rajonale dhe përhapjes…
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Isme Humolli ka lëshuar një paralajmërim për një pandemi të radhës që mund të vijë sërish. Një deklaratë të tillë, ajo e ka dhënë në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve të së martës për Ditën Botërore të Shëndetit. Humolli ka…
Kompania farmaceutike Eli Lilly ka nënshkruar një marrëveshje të re me kompaninë bioteknologjike “Insilico Medicine”, për të zhvilluar dhe komercializuar ilaçe të krijuara plotësisht nga inteligjenca artificiale (AI). Marrëveshja, e shpallur të dielën, arrin vlerën deri në 2.75 miliardë dollarë (rreth 2.39 miliardë euro). Sipas marrëveshjes, Eli Lilly do të…

