- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një vaksinë me dozë më të lartë kundër gripit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimer’s disease, sugjeron një studim i ri. Sipas hulumtimit të publikuar në revistën Neurology, personat mbi 65 vjeç që kanë marrë vaksinën me dozë të lartë kanë pasur rreth…
Përdorimi i inteligjencës artificiale në shëndetësi po rritet, por besimi i qytetarëve ndaj saj është në rënie. Kështu tregon një sondazh i realizuar nga Ohio State University Wexner Medical Center. Sipas të dhënave, vetëm 42% e të rriturve janë të hapur që inteligjenca artificiale të përdoret në kujdesin e tyre…
Gjatë javës së kaluar, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë lindur gjithsej 26 foshnja, prej tyre 14 vajza dhe 12 djem. Përveç lindjeve, spitali ka ofruar një numër të madh shërbimesh për pacientët. Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe janë kryer 3,117 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 276 pranime…
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka theksuar se përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme me fillimin e zbatimit të sigurimeve shëndetësore, duke e cilësuar këtë si një hap kyç në reformën e sistemit shëndetësor në Kosovë. Këto komente ai i bëri në në RTK, në kuadër të…
448,880 Euro është vlera e parashikuar e tenderit. 448,880 është poashtu vlera me të cilën QKUK e ka shpërblyer kompaninë “Medica”. Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka realizuar një procedurë tenderuese për mirëmbajtjen dhe servisimin e gjashtë rentgenëve në njësitë e saj, shkruan Gazeta Shneta. Tenderi ishte shpallur me…
Zbulimi i hershëm i kancerit të mushkërive po bëhet gjithnjë e më i shpejtë dhe më i sigurt falë teknologjive të reja, përfshirë përdorimin e robotikës dhe imazherisë së avancuar. Sipas një studimi të publikuar në revistën Mayo Clinic Proceedings, këto inovacione po ndihmojnë mjekët të dallojnë më lehtë nëse…
Uzbekistani do të nisë nga viti 2026 zbatimin e një sistemi kombëtar të sigurimit shëndetësor shtetëror, si pjesë e një reforme të thellë në financimin dhe organizimin e shërbimeve shëndetësore, me synim rritjen e qasjes, transparencës dhe cilësisë së kujdesit për qytetarët. Reforma parashikon krijimin e një fondi kombëtar të…
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) thotë në përditësimin e saj të fundit se situata humanitare në Iran po përkeqësohet ndërsa armiqësitë u përhapën në të gjithë vendin. Midis 17 marsit dhe 3 prillit, viktimat civile u rritën ndjeshëm me sulme të raportuara në aeroporte,…

